Librazhd – Inaugurohet rruga Qukës-Qafë Plloç

Bëhet e ditur se e gjithë rruga ka një gjatësi 37 kilometra dhe është 12.5 metra e gjerë, financimi i të cilës kap në total shifrën 7 miliardë lekë. Ndërsa investimi për lotin e parë të rrugës arrin vlerën 500 milionë lekë. Ndërtimi kësaj vepre infrastrukturore përmban parametrat e një rruge moderne të standardeve evropiane dhe ajo shkurton distancën me rreth 15 kilometra. Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri Berisha u shpreh se kjo është një rrugë jashtëzakonisht të rëndësishme për Korçën, Mokrën, Librazhdin e mbarë Shqipërinë. “Ne rikthejmë sot rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera. Por, kam kënaqësi të jashtëzakonshme sepse kjo rrugë shkurton në mënyrë shumë të ndjeshme distancën e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën, çka është një qëllim madhor i imi. Për mua, gjëja më e çmuar që kemi ne është koha, prandaj, sa më shumë kohë të kursejmë, aq më shpejt do të zhvillohemi”, tha ai.

Advertisement