Kroaci – Fratini, Sllovenia të tregohet fleksibël

”Italia e ndihmoi Slloveninë t’i bashkohej Bashkimit Evropian, kështu që është në pritje që Lubjana të tregojë fleksibilitet përballë Zagrebit brenda një kohe të pranueshme”, deklaroi Frattini. ”Çdokush duhet të bëjë pjesën që i takon”, theksoi ai duke shtuar se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian ishin të kënaqura me pranimin e Kroacisë në NATO. Sllovenia po bllokon negociatat e anëtarësimit të Kroacisë në BE për shkak të një mosmarrëveshjeje kufitare.

Advertisement