Tërhiqen Dade dhe Dokle nga Kryesia e PS

Foto Arkiv
Deputetja Arta Dade është tërhequr nga gara për anëtare të kryesisë së PS. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Dade ka kundërshtuar propozimin e kryetarit Edi Rama, duke u tërhequr nga gara.
Dade ka argumentuar tërheqjen duke thënë se parimet e saj bien ndesh me mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste.
Pas saj edhe Namik Dole është tërhequr nga gara duke u shprehur se kërkon t’i lërë vendin më të rinjve.
Ndërkohë në emrat e kandidatëve për Kryesinë e PS, që u lexuan nga kryeministri Rama, mungonin deputeti Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.
Po sot, Blushi dhe Hafizi dorëzuan një kërkesë në Asamble, mbi transparencën e referendumit të 9 prillit, e cila nuk u fut në rend dite.
Advertisement