Paraditen e së enjtes u prezantua projekti i stadiumit të ri kombëtar, një projekt që sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, ishte “një bashkëpunim i përbashkët me qeverinë”.
“Për një projekt të tillë u desh koha e nevojshme dhe kjo kohë mund të ishte edhe më e gjatë. Por, ju them se është më e shkurtër sesa koha që kanë marrë projekte të ngjashme në Itali. Ky projekt është një bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë. Kryeministri ka kontribuar maksimalisht për përshpejtimin e projektit dhe kalimin e pengesave”, tha Duka.
I pranishëm në prezantimin e projektit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falenderoi FSHF-në për ndryshimin e pamjes së stadiumeve në të gjithë vendin.
“Shikonim stadiume ku nuk mund të zhvilloheshin ndeshje dhe kulturë. Shpreh konsideratën time për federatën që ia ka ndryshuar fytyrën stadiumeve”, u shpreh Rama në fjalën e tij.