Tiranë – LSI mbyll fushatën në sheshin Skënderbej

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh i sigurtë në fitoren e forcës politike që ai drejton, ndërsa theksoi se LSI do të bëjë të mundur nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. “Ne jemi e vetmja alternativë që kemi dalë në këtë fushatë me një program e me një plan veprimi gjithë shqiptarëve që jetojnë në krizë të rëndë ekonomike e sociale. Ne do të fitojmë sepse alternativa jonë është një alternativë e vërtetë, është një alternativë e sinqertë, është një alternativë që në themelin e vetë ka dashurinë për Shqipërinë dhe jo urrejtjen për shqiptarët ” u shpreh Meta përpara të pranishmëve në shesh. Më 28 qershor do të fitojë LSI-ja dhe gjithë socialistët, tha Meta, duke nxjerrë kështu përfundimisht nga qeveria e politika liderin demokrat Sali Berisha.

Advertisement