Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se pas 18 muajsh, do të tërhiqen trupat amerikane nga Iraku. “Misioni do të përfundojë në 31 gusht 2010″, u shpreh ai. Megjithatë në Irak do të qëndrojnë 35-50.000 trupa amerikane si forca mbështetëse në këtë fillim të ri të Irakut. Sipas Obames dhuna në Irak është ulur dhe forcat e Sigurisë së Irakut janë përmirësuar”.