Ashtu si çdo vit, edhe për 2016-n janë shpërndarë çmimet Pulitzer në 21 kategoritë përkatëse. Jehonën më të madhe e pati fitorja e një muzikali në kategorinë e dramës. Është pikërisht “Hamilton” fituesi i çmimit Pulitzer në dramë për vitin 2016. Krijimi i Lin-Manuel Mirandas bëhet pjesë e grupit prej 8 muzikalësh që  kanë fituar çmimin prestigjioz që nga koha kur ai u krijua, një shekull më parë. Fituesit e këtij çmimi shpërblehen edhe me një shumë prej 10,000 dollarësh. Finalistë të tjerë, krahas “Hamilton”, ishin “Gloria” e Branden Jacobs-Jenkins dhe “The Humans” e Stephen Karam. “Është një nder jashtëzakonisht i madh thjesht nominimi për një çmim të tillë. Fitorja sot me “Hamilton” shkon përtej ëndrrës sime më të paimagjinueshme. Të jesh fituesi i 9-të i çmimit Pulitzer për dramën në 100 vite histori është vërtet emocionuese”,- u shpreh Mirandas. Interesant është fakti se ky është viti i 100-të i ndarjes së çmimeve në kategori të ndryshme. Gjithashtu, pavarësisht caktimit të fituesit nga juria zyrtare, ekziston një mundësi që komiteti i çmimeve Pulitzer të mos bjerë  dakord me vendimin dhe të mos e japë çmimin, gjë që ka ndodhur për herë të fundit në vitin 2006.

Advertisement