Kosovë – Haradinaj mbështetje për veteranët e UCK

Këtë premtim Haradinaj e ka bërë gjatë një takimi të zhvilluar me Muharrem Xhemajlin, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ku u diskutua për gjendjen aktuale të kësaj kategorie. Kreu i Veteranëve të UÇK-së, gjatë takimit e vuri theksin tek ofrimi i përkrahjes nga AAK-në, si subjekt parlamentar në Kuvendin e Kosovës për të avancuar ligjin e veteranëve, në mënyrë që kjo kategori të ketë një jetë më të mirë në shtetin e pavarur. Xhemajli, po ashtu, theksoi se do të angazhohet në projektin e ndërtimit të varrezave të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së. Ndërkohë nga ana e tij lideri i AAK-së, Haradinaj ofroi mbështetjen e tij të plotë për veteranët e UÇK-së duke rikonfirmuar edhe njëherë vlerësimin e tij të lartë për kontributin e veteranëve si në luftë ashtu edhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Ai, theksoi se është më së e nevojshme që statusi i veteranëve të luftës së UÇK-së të jetë i rregulluar me ligj dhe që përkrahja institucionale të shtrihet si tek shoqata në qendër ashtu edhe nëpër komunat e Kosovës. Haradinaj, në veçanti u interesua për projektin e ndërtimit të varrezave të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe në të njëjtën kohë ofroi mbështetjen e tij të plotë.

Advertisement