Kore Veriore – Sulm me bomba bërthamore nëse ndërmerren sulme

Në këto momente, vendi komunist shton ritmin e kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara. Vendi përkujton 59-vjetorin e luftës koreane, për të cilën gazeta shtetërore e Phenianit akuzon SHBA-të. Media shton se pikërisht SHBA po tenton ta bëjë të njëjtën gjë edhe sot. Ndërkohë marina amerikane është në ndjekje të një anije koreanoveriore e cila dyshohet se po transporton armatim për Mianmarin, një tjetër vend aziatik diktatorial. Nuk dihet nëse anija do të ndalohet në bazë të rezolutës së OKB-së, po nëse kjo ndodh Pheniani deklaron se kjo do të ishte nisje e luftës.

Advertisement