Shtyhet seanca për deputetin Prenga

Friday, December 5, 2025

Njëri prej anëtarëve të trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm në seancën plenare për deputetin Armando Prenga, konkretisht Ardian Nuni. Për shkak të mungesës së tij, Gjykata e Lartë ka vendosur shtyrjen e seancës për deputetin.

Ndaj Prengës rëndojnë akuzat për kryerjen e disa veprave penale, konkretisht “armëmbajtje pa leje”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “kanosje”.

Deputeti Armando Prenga u përfshi në një konflikt të armatosur me familjen Cali për shkak të mosmarrëveshjeve për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Pas arrestimit, Prenga fitoi lirinë ndërsa i akuzuari tjetër, Gjok Cali, ndodhet në burg.

SourceBlitz
RELATED ARTICLES
- Advertisment -