Në një takim me përfaqësues te qeverisë amerikane ai ka ngritur zërin së bashku me guvernatoirn e Neë Yorkut, Michael Bloomberg, për një plan për të bërë të mundur reduktimin e efekteve negative që ndikojnë në çështjen e klimës. Gjatë një konference të përbashëkt për shtyp dhënë në afërsi të selisë së Kombeve të Bashkuara, në Neë York të martën, Ban Ki Moon dhe Bloomberg lançuan planin “Java e klimës në Neë York”. Ky plan do të zbatohet për periudhën 21 deri në 25 shtator dhe do të fokusohet në faktin se qeveritë, bizneset dhe qytetarët mund të reduktojnë emetimet e gazit të dëmshme të cilat kontribuojnë në ngrohjen globale. Ky projekt do të nisë në Neë York dhe është planifikuar të mbahet në të njëjtën kohë që udhëheqësit e botës do të mblidhen në Neë York për të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës, në muajin shtator.