Referendumi, Balla bën thirrje për pjesëmarrje masive

Një ditë para mbajtjes së referendumit, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh drejtues politik i Rajonit Elbasan-Korçë, Taulant Balla, ftoi të gjithë anëtarësinë e Partisë Socialiste të marrë pjesë masivisht në votime. Z. Balla tha se referendumi i 9 prillit është referendumi i parë që zhvillohet në një parti politike.

“Listat e zgjedhësve në çdo qendër votimi janë shpallur prej disa ditësh. Gjithashtu të gjitha komisionet e votimit kanë marrë dokumentacionin, fletët e votimit dhe procesverbalet. Apeli im sot për çdo anëtar të PS të qarkut Elbasan, qarkut Korçë dhe të të gjithë Shqipërisë është që në këtë ushtrim demokratik brenda PS, çdo anëtar duhet të marrë pjesë. Për ne nuk është i rëndësishëm rezultati se si do të shprehet anëtarësia në këtë Referendum por e rëndësishme është pjesëmarrja e çdo socialisti për të treguar që ky Referendum i parë në një parti politike shqiptare në këto 25 vjet, është një shprehje e demokratizimit të PS”, tha Balla.

Advertisement