Deklarata e Gholamhossein Mohseni-Ejei ishte më e fundit në një seri akuzash dhe hamendësimesh të Teheranit për një rol të Perëndimit në trazirat më të rënda që kanë tronditur Iranin që prej Revolucionit Islamik në vitin 1979. Ai deklaroi gjithashtu se një prej të arrestuarve ishte “maskuar si gazetar dhe po siguronte informacion që u nevojitej armiqve”, njoftoi Fars.