Vrasja në kryeqytet, policia: Kurti u qëllua nga kunati i tij

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi zonën e Ish Bllokut  mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.
Policia konfirmon se në cilësinë e personit të dyshuarit kryesor si autor i vrasjes se 50 vjeçarit Artur Kurti është arrestuar kunati i tij Leonard Ristani, i cili mësohet se e ka goditur disa herë Kurtin me thikë gjatë përleshjes, derisa ai ka gjetur vdekjen.

Leonard Ristani ishte kunati i viktimës dhe ndodhej në banesën ku jetonte motra e tij Shpresa Kurti, gruaja e viktimës së bashku me djalin 23 vjeç Jurgen Kurti. Prej kohësh Artur Kurti nuk jetonte me familjen pasi ishte në proces divorci me gruan për shkak të konflikteve të herëpashershme me të.

Ndryshe nga çfarë u raportua menjëherë pas ngjarjes se djali kishte qëlluar për vdekjen babain e tij, policia mëngjesin e kësaj të marte pas marrjes së dëmshmive të para dhe nisjes së hetimeve ka konstatuar se Leonard Risani pas përleshjes me Kurtin e ka goditur atë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që djali Jurgeni është marrë në cilësinë e bashkëautorit për shkak të përfshirjes së tij në momentin e përjeshjes mes tyre.

Advertisement

Kunati Ristani ka marrë plagë nga goditjet e Kurtit dhe për pasojë është shtruar menjëherë në spital ku ndodhet ende, por këtë mëngjes i ndaluar në flagrancë nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes.