“Kjo është shkelje e detyrimeve të Bosnje-Hercegovinës, të parapara në Marrëveshjen e Evropës Qëndrore për Tregti të Lirë”, lajmëruan përfaqësuesit në Bruksel, duke shprehur keqardhje për shkak të miratimit të ligjit. Shefi i diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Mlladen Zirojeviç, po ashtu, shprehu keqardhje për shkak të vendimit të Parlamentit dhe paralajmëroi se vendi për shkak të kësaj do të barte sanksione ndërkombëtare. Ligji kontestues pritet që më së shumti të godasë Kroacinë, eksporti i së cilës me Bosnje-Hercegovinën gjatë vitit të kaluar arriti në rreth 1.7 miliardë euro.