Leskaj: Mandatin tim ta shqyrtojë Kushtetuesja

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Valentina Leskaj i ka dërguar një letër kryetarit Ilir Meta, ku i kërkon që mandati i saj si deputete e parlamentit të Shqipërisë të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese për të parë nëse ka konflikt interesi.

Në letër ajo i kërkon zotit Meta që të dërgojë në gjykatën Kushtetuese kërkesën e paraqitur nga një grup i deputetëve të PD për këtë qëllim.  Leskaj shkruan në letër se zbatimi i ligjit dhe integriteti në ushtrimin e kryerjes së detyrës e kanë udhëhequr gjatë gjithë kohës, ndaj kërkon që të shprehet Gjykata Kushtetuese për mandatin e saj.

Advertisement