Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, do të nisë të hënën një vizitë dyditore (21- 22 mars) në Greqi.
Sipas zyrës së shtypit pranë ministrisë së Jashtme, gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati krahas bisedimeve me homologun Kotzias, do të pritet në takime të veçanta nga autoritetet më të larta shtetërore greke. Ai do të zhvillojë takim edhe me kreun e opozitës dhe me shoqërinë civile.
Në vijim të takimeve të mëparshme, Ministri Bushati do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi, roli dhe kontributi i të cilit është jetik në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.