Gjirokastër – Berisha, kemi investuar 20 herë më shumë se socialistët

Një fakt të tillë kreu i qeverisë, Sali Berisha e vuri në dukje gjatë një mitingu elektoral zhvilluar në qytetin jugor të vendit. Vetëm në qendrën historike të Gjirokastrës, qeveria shqiptare sipas tij, në bashkëpunim me UNESCO-n, ka investuar rreth 200 milionë lekë. “Në Gjirokastër dhe në komunat e saj u ndërtuan 23 ujësjellës dhe 34 rrugë. 120 milionë lekë u investuan në nënstacionin dhe linjën 20 kilovolt, duke i siguruar qytetit një furnizim stabël me energji elektrike”, tha ndër të tjera ai. Por ndër investimet e kryera në këtë zonë, Kreu i Qeverisë përmendi dhe autostradën Gjirokastër-Tepelenë, një investim prej 20 milionë euro, të cilën ai e cilësoi si një nga rrugët më të bukura të Shqipërisë, por edhe autostradën Kardhiq-Delvinë, një investim prej 1.5 miliardë lekë që po ecën me shpejtësi. Më pas, ai i informoi qytetarët dhe për kontratën e re të Gjirokastrës evropiane, të Shqipërisë evropiane.

Advertisement