Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj, Milva Ekonomi ka zhvilluar një takim me 20 operatorët turistik që morën pjesë në 50 vjetorin e panairit më të rëndësishëm në Berlin.
Ministrja Ekonomi pasi dëgjoi me vëmendje gjithçka shprehën perfaqësitë e operatorëve turistik dhe Shoqatave të ndryshme të Turizmit, vendosi në zbatim të ligjit të Turizmit nr 93/2015, të ngrihet menjëherë një Këshill Konsultimi me përfaqësues nga operatorët turistikë dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Çfarë ishte i rëndësishëm në këtë takim ishte vendosja e theksit nga ministrja Ekonomi tek standartizimi i strukturave akomoduese duke siguruar se përveç operatorëve shqiptarë është nevoja për mentor të huaj.