Francë – “Air France” kompenson familjet e viktimave

Kompania franceze do të paguajë një shumë prej gati 24.000 dollarësh për secilën prej viktimave, por insistoi që kjo të mos merret si shenjë e pranimit të përgjegjësisë nga ana e saj. Airbusi A330, i nisur nga Rio de Janeiro drejt Parisit, u zhduk nga radarët teksa fluturonte në një zonë me turbulenca ajrore. Anije braziliane dhe franceze vazhdojnë kërkimet për trupat e copat e tjera të avionit, ndërsa shkaqet e aksidentit vazhdojnë të mbeten një mister. Kutitë e zeza të avionit, që mund të kenë celësin e përgjigjeve të shumëkërkuara mbi arsyet e aksidentit, nuk janë gjetur ende.

Advertisement