Mal i Zi – Hapet vendkalimi kufitar me Shqipërinë

Objektin e sapondërtuar e kanë përuruar kryeministrat Sali Berisha dhe Millo Gjukanovic. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Tiranë dhe Podgoricë. Me këtë rast, ministrat e brendshëm, Bujar Nishani dhe Ivan Brajovic, kanë nënshkruar edhe një protokoll për kontrollin e përbashkët në vendkalimin kufitar Muriqan.

Advertisement