Tiranë – Qeveria ul moshën e pensioneve për minatorët

Ky vendim do të ulë moshën e pensioneve për minatorët me 5 vjet, si dhe do të ketë fuqi prapavepruese, në mënyrë që të mbulojë të gjithë minatorët dhe ish minatorët shqiptarë. Gjithashtu në bazë të këtij vendimi, pensionet e minatorëve do të ngrihen në nivelin më të lartë të mundshëm për këtë kategori. Ky vendim do të përmbushë një tjetër premtim të qeverisë për trajtimin e veçantë të minatorëve.

Advertisement