Sipas vendimit, pritet që shtatëdhjetë ushtarë letonezë do të tërhiqen nga Kosova deri më 14 gusht, kurse dy ushtarët tjerë nga misioni i BE-së në Bosnjë. “Afganistani është prioriteti ynë absolut. Duam që atje t’i përqëndrojmë përpjekjet tona”, i ka thënë AFP-së zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Airis Rikveilis. Letonia ka aktualisht 160 ushtarë në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan.