Izrael – Blair, marrëveshja e paqes mund të arrihet brenda këtij viti

Ish-kryeministri britanik deklaroi se shpreson dhe pret shumë në rajon, pas fjalimit të fundit të presidentit amerikan Barak Obama në Kajro lidhur me marrëdhëniet mes Perëndimit dhe botës myslimane. “Nëse presidenti Obama mbështet një partner të duhur, si nga ana e Izraelit por edhe tek palestinezët, nuk kam asnjë dyshim lidhur me vendosmërinë e tij për të arritur një marrëveshje”, deklaroi Tony Blair në një intervistë, që pritet të publikohet sot në “Al Jazeera English”, kanali televiziv në gjuhën angleze i rrjetit arab Al-Jazira-s.

Advertisement