Maqedoni – Gruevski thirrje partive për bashkëpunim për cështjen e emrit

Gruevski ka bërë thirrje për bashkim dhe për shmangie të dizinformimit, në mënyrë që të mbrohen, sic tha ai, interesat kombëtare të vendit. “Së shpejti do të fillojë një periudhë dizinformimi me skenarë të ndryshëm që do të shërbejnë për qëllime politike. Por unë bëj thirrje për kujdes dhe përkushtim për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, ka deklaruar Gruevski. Kryeministri ka shtuar më tej se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE mbetet një prioritet i padiskutueshëm për qeverinë e tij.

Advertisement