Durrës – Cara, Vokshi, votoni PD që të vazhdojnë reformat

Ata thanë se gjatë mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike, në Durrës u investua 10 herë më shumë, se në 8 vitet e socialistëve. Në bashkëbisedimin me banorët e lagjes nr.10 në Durrës, Igli Cara dhe Albana Vokshi theksuan reformat e qeverisë “Berisha” që mundësuan dyfishimin e pagave , pensioneve, investimet në infrastrukturë, anëtarësimin në NATO dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat për në BE. Kandidatët e PD-së në Durrës, Vokshi dhe Cara iu bënë thirrje votuesve që të rikonfirmojnë në pushtet Partinë Demokratike, për të vazhduar reformat që do të realizojnë ëndrrën e shqiptarëve “Anëtarësimin në BE”.

Advertisement