Kosovë – Ahtisari, Serbia të njohë Kosovën për të hyrë në BE

“Për të hyrë në BE Serbia duhet të mësojë të jetojë me një fqinj që është shtet i pavarur, siç është Kosova”, theksoi Ahtisari për agjencinë e lajmeve Reuters. Më tej Ahtisari shtoi se është e nevojshme që Serbia të lërë pas të kaluarën dhe të vendosë bashkëpunim me Kosovën për të ecur përpara. Ish i ngarkuari i OKB-së u shpreh “shumë i zhgënjyer me sjelljen” e pesë anëtarëve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania. Më tej, duke folur për Kosovën ai ka theksuar se nuk mund të nënshkruaje marrëveshje me BE-në përderisa nuk është njohur nga të gjitha vendet anëtare.

Advertisement