Rohan, gjatë një debati të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, tha po ashtu se ndihej i zhgënjyer me Këshillin e Sigurimit, i cili nuk arriti konsensus për ta miratuar Planin e Ahtisarit. Rohan gjatë këtij debati lëshoi disa mesazhe për lidershipin kosovar, të cilit i kërkoi një përqëndrim më të madh në zhvillimin e demokracisë së brendshme. “Institucionet duhet të punojnë më mirë, transparenca duhet rritur, liria e mediave duhet të sigurohet, të krijohen vende të lira të punës e cështje tjera”, ka theksuar Rohan.