Kosovë – Thaci fton biznesmenët holandezë për investime në vend

Këto komente Thaci i bëri pas një takimi të zhvilluar me ministrin holandez të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, Bert Koenders. “Në vend është shënuar një progres i madh në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të fenomeneve negative, edhe në zonat veriore. Ftojmë biznesmenët holandeze që të investojnë në Kosovë”, ka pohuar Thaci. Më tej, kryeministri dhe ministri Koenders u shprehën në favor të zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha me interes të përbashkët.

Advertisement