Sarandë – Xhuveli, Shqipëria të ecë në rrugën e nisur këto 4 vite

Partia Agrare Ambientaliste do të jetë pjesë e fitores së koalicionit “Aleanca për Ndryshim”, u shpreh Lufter Xhuveli në takimin e zhvilluar në qytetin e Sarandës. “Duke votuar numrin 4 PAA, ju keni votuar për zhvillimin e qëndrueshëm, për një bregdet, ujë dhe ajër të pastër si dhe për një cilësi të mirë të jetës suaj”, tha Xhuveli. Ndër të tjera ai shtoi se “Shqipëria ka nevojë të ecë në këto rrugë që ka nisur këto 4 vite. Në rrugën e reformave, në rrugën e zhvillimit, ndërtimit, mirëqenies si dhe në rrugën e përmirësimit të jetës së shqiptarëve. Dhe kjo do të bëhet e mundur me fitoren e koalicionit tonë të kryesuar nga PD, por normalisht edhe me kontributin e PAA-së”, u shpreh Ambientaliste Lufter Xhuveli.

Advertisement