Delegatët në PS, Balla: Procesi, pas konsultimeve me bazën

Rreth 25 mijë anëtarë të Partisë Socialistë në katër qarqe kanë zgjedhur delegatët e tyre, nga ku 149 janë gra dhe 109 janë burra. Socialisti Taulant Balla ka vënë theksin në organizmin e zgjedhjeve të lira e transparente sipas parimit “Një anëtar, një votë”.

“Procesi i përzgjedhjes së delegatëve është proces i rëndësishëm, ka kaluar përmes shumë konsultimeve që fillojnë nga baza e PS që janë organizatat. Ky proces përmbyll fazën e parë të përgatitjes dhe sigurisht më 19 mars më pas, pasi të jetë mbyllur procesi do të zhvillohet dhe Kongresi”, bëri të ditur Taulant Balla.

Advertisement