Kukës – Gjinushi, qeveria jonë do të punojë për ju

Në këtë qark listën e kandidatëve për deputetë e kryeson Apostol Goxhi. “Shqipërisë i duhet një qeveri e ndershme, dhe që të punojë për ju”, tha Gjinushi në fjalën e tij. Ai sulmoi kryeministrin dhe deklaroi se shqiptarët nuk mund ti besojnë më një qeverie me një kryeministër, sipas tij “të paaftë, që nuk njeh kushtetutën e vendit dhe konfliktohet me të gjithë institucionet e vendit”. Gjinushi shtoi më tej se social demokratët do të japin kontributin e tyre në fitoren e koalicionit “Bashkimi për ndryshim” .

Advertisement