“Premtoj se do ta kthej Tropojën në një qytet europian ku nuk do të ketë asnjë rrugë të paasflatuar”, u shpreh kryeministri Berisha në sheshin qëndror të Tropojës ku ndodhej për një miting në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Lideri i së djathtës premtoi sërish rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe mbështetje fermerëve. “Garantoj se qeveria ime do të realizojë cdo projekt që ju paraqisni”, tha Berisha. Kreu i qeverisë premtoi liberalizimin e vizave brenda vitit të parë të mandatit të tij të dytë. Duke ju referuar takimit të Ramës me banorët e Tropojës Berisha tha “Rama, të ftoj të vish sa herë të duash në Tropojë por para se ti drejtohesh qytetarëve të Tropojës për votën duhet të heqësh dorë nga Bashkia”.