“Presidenti Tadiç pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj”, ndër të cilët ai i Maqedonisë, Ljubisa Georgievski, bëri të ditur presidenca serbe në një komunikatë. Serbia dhe Maqedonia duken të vendosura ta kthejnë faqen e periudhës së akullt që pasoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shkupi. Autoritetet serbe u kishin kërkuar në tetor ambasadorëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi të largohen nga Beogradi, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tyre përkatëse. Edhe Mali i Zi pritet të caktojë një ambasador të ri në Beograd.