Tiranë – Bumci, do të 5-fishojmë grantet për projektet bujqësore

Bumçi tha pas takimit se pa nga afër investimet e kryera në sera dhe në vreshta dhe bisedoi me fermerët për mundësitë që do të ofrohen për financimin e projekteve në bujqësi dhe agro-industri. “Fermerët vlerësuan mbështetjen e dhënë nga qeveria për shtimin e prodhimit bujqësor. Ata thanë se subvencionet e dhëna i kanë ndihmuar për të shtuar sipërfaqet e mbjella duke rritur kështu prodhimin vendas”, evidentoi kandidati i Partisë Demokratike. Aldo Bumçi, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës, në miting, siguroi fermerët se në mandatin e dytë qeveria demokratike do të pesëfishojë grantet për projektet bujqësore.