Kosovë – Autoritetet veprojnë sipas Kushtetutës

Sipas këtij raporto ata kanë deklaruar dhe kërkuar publikisht përfundimin e Misionit të UNMIK-ut, duke nënvizuar se rezoluta 1244 nuk ishte më relevante dhe ata nuk i obligonte ligjërisht. Ban Ki Moon thekson se ka vazhduar bashkëpunimi praktik i UNMIK-ut dhe autoriteteve të Kosovës, ndërsa sipas tij takimet me përfaqësuesin Lamberto Zannier janë minimale. Raporti i Sekretarit Ki Moon u është dhënë mbrëmë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, dhe do të debatohet në një senacë më 17 qershor. Në seancë në emër të Republikës së Kosovës do të marrë pjesë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ndërsa kryesuese e radhës për këtë muaj e Këshillit të Sigurimit është Turqia. Në raport përmendet edhe puna e EULEX-it në kuadër të autoritetit të Kombeve të Bashkuara duke theksuar se ky mision në fillim të prillit ka arritur funksionimin e plotë. Për zgjedhjet lokale thuhet se mund të mbahen në tetor ose nëntor, ndërkaq për komunat serbe në veri të Kosovës raporti thotë se kanë vazhduar të operojnë krejtësisht në vecanti nga pjesa tjetër e Kosovës.

Advertisement