Pogradec – Veliaj, kërkojmë një qeveri që nuk i heq fëmijët nga shkolla

Gjatë fjalës së tij para banorëve të Pogradecit, Veliaj u shpreh se ndihet krenar që ndryshe nga kryetarët e partive të tjera ai prezanton kandidatë të rinj të cilët nuk kanë asnjë të kaluar të korruptuar për të cilën të ndihen fajtorë. Gjatë këtij takimi kreu i G99 u ndal edhe në skandalin e detyrimit të fëmijëve të shkollave për të ndjekur mitingjet e Partisë Demokratike. “Ai që na qeveris nuk mendon se të rinjtë janë të aftë për punë, përkundrazi sipas Berishës të rinjtë janë të aftë për të ardhur me zor vetëm nëpër mitingje. Nuk e di nëse dëgjuat ministrin e Arsimit kur tha se fëmijëve u bën mirë për shëndetin mendor që të marrin pjesë nëpër mitingje. Po unë pyes: nëse u bëka mirë për shëndetin pse nuk cojnë fëmijët e tyre nëpër mitingje” tha Veliaj. Ai shtoi se G99 kërkon një qeveri që nuk i heq fëmijët nga shkolla, por përkundrazi u jep mundësi që të mësojnë, të bëhen të aftë e që ne të gjithë të ndihemi krenarë me ta.

Advertisement