Serbi – Ivanovic, KFOR mos të largohet nga Kosova

Saturday, December 6, 2025

“Kurrësesi. Trupat ndërkombëtare duhet të qëndrojnë në Kosovë edhe për shumë vite. Aktualisht situata është e qetë, por nuk është e qëndrueshme”, ka pohuar Ivanovic. Ai ka theksuar se ndryshe nga sa pretendojnë autoritetet kosovare, Kosova nuk është një vend i lirë dhe i sigurtë. “Nuk do ta thosha një gjë të tillë sepse ende ekziston një bashkësi etnike me probleme serioze për shkak të përkatësisë ndërkombëtare. Ajo është pakica serbe”, ka shtuar Ivanovic.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -