200 çantat ekskluzive janë një version i ri i baules së famshme me dy G. Në çantën Shanghai Bag, dallohen dy dragoj të kuq, në nder të Kinës. Frida Giannini, Drejtoresha e Krijimit e shtëpisë së modës, më parë ka dizenjuar dhe “Sloaney”, një koleksion ekskluziv për hapjen e dyqanit të ri të Gucci-t në Londër, “Gucci NY”, për dyqanin e ri në New York si dhe Gucci’s 1950s Postcards për Romën.