Veliaj tha se asnjë shqiptarë i vetëdijshëm nuk nuk ka se si të mos e kuptojë nevojën për ndryshim. “Nuk ka ngelur shqiptar i cili nuk e di se kështu se si po qeverisemi sot ne nuk mund të vazhdojmë të qeverisemi, pasi kjo qeveri nuk punon më për ta ajo punon vetëm për familjen e vet dhe jo për të gjithë familjet tona. Treguesi nëse jemi popull i madh apo popull i vogël duket nga aftësia jonë për ndryshim dhe unë jam i bindur se edhe Peshkopia dhe i gjithë qarku i Dibrës do të tregojë se ne jemi populli i madh për të ndryshuar mënyrën se si qeverisemi”, theksoi Veliaj. “Kudo që kemi shkuar në turin tonë në Veri, në Tropojë, Has, Kukës si dhe këtu në Peshkopi njerëzit na kanë thënë të përcjellim një mesazh “Jemi gati për ndryshim!” Potenciali ynë për të qenë një komb i madh do të duket nga aftësia që do të kemi për të zgjedhur ndryshimin,”, tha Veliaj duke inkurajuar sidomos të rinjtë të ishin aktivë dhe të merrnin pjesë në votimet e 28 qershorit. “Në Shqipëri është e rëndësishme që të rinjtë shqiptarë të kuptojnë se ka rreth 200.000 vetë që votojnë për herë të parë dhe nëse duan ata mund të marrin në dorë të ardhmen e vendit”, shtoi më tej Veliaj.