Maqedoni – Nimic më 20 qershor diskutime për emrin

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave në këtë takim, që do të zhvillohet në Vjenë ose në Gjenevë, ndërmjetësi i OKB-së do të shohë qëndrimet e dy palëve, nëse ato janë të gatshme për të zhvilluar negociatat. Gjithësesi, ende nuk dihet nëse i dërguari i posacëm do të dalë me një paketë të re idesh, ose me një propozim konkret. Por pas këtij takimi, pritet që Nimic të zhvillojë vizita zyrtare në Shkup dhe Athinë. Negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin kushtetues të kësaj të fundit u ndërprenë për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni dhe atyre evropiane në Greqi.

Advertisement