Ribashkohen Abba

Janë padyshim një prej grupeve më të suksesshëm në historinë e muzikës, me hite që i kanë mbijetuar 5 dekadave.

Por Abba nuk janë parë më bashkë prej më shumë se 7 vitesh.

Advertisement

Ka qenë hapja e një restoranti në Stockholm që e ka ribashkuar bandën suedeze të pop-it. Katërshja perfomoi disa prej hiteve të tyre më të njohura për të pranishmit, në një ambient, stil taverne greke ideuar nga ish-pjesëtari i grupit, Björn Ulvaeus.

Agnetha Fältskog, sot 65, Björn Ulvaeus, 70, Benny Andersson, 69 dhe Anni-Frid Lyngstad, 70, u panë bashkë për herë të fundit në vitin 2008, kur u shfaqën në tapetin e kuq për premierën e filmit Mamma Mia!, bazuar në muzikalin me të njëjtin titull.

Abba u themeluan në Suedi në vitin 1972 dhe kryesuan klasifikimet botërore të muzikës nga 1975 deri në 1982.

Ata fituan çmimin e parë në Eurovizion në 1974 duke i dhënë Suedisë triumfin e parë në këtë kompeticion dhe ishin grupi më i suksesshëm që ka marrë pjesë ndonjëherë më parë në këtë festival.