Jennifer Lawrence do portretizojë rolin e të dashurës së Fidel Castros në filmin e ri “Marita”. Fituesja e Golden Globe është gati për të luajtur rolin e një tjetër personazhi të vërtetë.
Filmi që do të prodhohet nga kompania “Sony” do të tregojë historinë e 19-vjeçares që takoi dhe më pas nisi një marrëdhënie me liderin e Kubës, Fidel Castro.
Sipas “The Sun”, skenaristi i filmit Eric Singer punoi disa muaj me pjesën përpara se ti propozonte Jennifer-it këtë rol.
Lawrence do jetë këtë vit pjesë e disa filmave të tjerë si “X-Man: Apocalipse” dhe në dramën shkencore “Passengers”.
Aktorja e famshme mori javën e kaluar nominimin e katërt për “Oscar”.