Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të martën se situata në akset kombëtare, paraqitet normale.
Sipas ARRSH-së, në rajonin verior, Shkodër, në të gjitha akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
Nga ana e kontraktorëve vazhdon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e natës dhe orët e para të mëngjesit.
Në rajonin qendror, Tiranë nuk ka probleme për qarkullimin në gjitha akset e këtij Rajoni. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e akseve ku ka prani ngicash. Aksi Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë kalohet normalisht. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri.
Në rajonin jugor, Gjirokastër nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Në akset e Korçës qarkullimi i mjeteve është normal. Me zinxhirë qarkullohet vetëm në aksin Boboshticë – Dardhë.