Në takimin që do të zhvillohet të mërkurën në Mastriht, Gates do ta vërë theksin tek situata në Afganistan, ku pritet të kërkojë ndihmën e aleatëve të Aleancës. Ndërkohë, të enjten zyrtari i lartë amerikan do të qëndrojë në Bruksel, ku do të diskutojë për cështje të ndryshme me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare. Pritet që në këtë mbledhje ministrat të mbështesin planet për reduktimin e trupave të NATO-s në Kosovë nga 15 mijë në 10 mijë.