PD- Boçi: Shëndetësia e korruptuar, s’ka shërbim për qytetarët

Partia Demokratike e ka konsideruar gjendjen në spitale si skandaloze, ku qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur, mungojnë medikamentet, pasi shëndetësia është e korruptuar.

Deputeti i PD-së, Luciano Boçi, në një deklaratë për mediat u shpreh sot se “Ndërkohë që gjendja në spitale është skandaloze, më kritike se kurrë, ku qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, mungojnë medikamentet dhe radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i ministrit të Shëndetësisë njeh rritje”.

Advertisement

“Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e vitit të ri, pasi me 31 dhjetor, Ilir Beqja kaloi tek firma e tij privata “Intech plus”, 1 miliard e 300 milionë lekë. Ky është korrupsioni i thellë, ndaj qytetarët, populli jane në këmbë për të ndalur vjedhjen dhe pasurisë së shqiptarëve”, Boçi.