“Jam i nderuar që presidenti i Këshillit Evropian më kërkoi nëse mund të përfshinte kandidaturën time për një mandat të dytë”, deklaroi Barroso në një konferencë shtypi. Barroso, 53 vjeç, ish-kryeministër konservator i Portugalisë shpalli rikandidimin për kreun e Komisionit Evropian pas bisedimeve me liderët e Republikës Çeke dhe Suedisë, kryesuesja aktuale dhe e ardhshme e presidencës së radhës së bllokut 27-anëtarësh.