Gjirokastër – Gjinushi, kryeministri nuk njeh Kushtetutën e vendit

Ai tha se vendit i duhet një qeveri e ndershme që punon për qytetarët e saj. “Nuk mund të ribesojnë shqiptarët një qeveri dhe një kryeministër, i cili është totalisht i paaftë, i cili nuk njeh Kushtetutën e vendit. Në këto 4 vite ka shkelur mbi 15 raste Kushtetutën e Shqipërisë, një qeveri e cila shkel Kushtetutën i ngjan një makine që del nga rruga në cdo kthesë. Nuk të con në destinacionin e duhur, ndaj nuk mund ti besohet sërish vota një kryeministri i cili konfliktohet me të gjithë institucionet e vendit”, theksoi Gjinushi.

Advertisement