Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ben te ditur se situata është ende kritike në kryeqytet për shkak të reshjeve, por bashkia ka 1260 vetë në terren për të përballuar situatën, si dhe u bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë njësitë përkatëse dhe emergjencat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nëpërmjet statusit të tij Facebook pasditen e të mërkurës, shprehet se “Situata është ende kritike, bashkia e Tiranës 1260 vetë në terren”.

Advertisement

“Kufizoni lëvizjet deri në mbrëmje, lajmëroni në çdo moment administratorët e njësive përkatëse ose në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks) ‪#‎BashkiaTiranë, 128 – ‪#‎Zjarrfikësit! 20 familje të evakuara në Njësinë 4, pranë lumit dhe në Njësinë 6.”, shkruan Veliaj.