J-Law: Më kushtojnë më shumë vëmendje seç duhet

Jennifer Lawrence shfaqet në kopertinën e revistës prestigjoze “Glamour”, për muajin Shkurt. Aktorja vjen me një set fotografik tepër interesant, ku nuk mungojnë fotot me të brendshme ndërsa flet edhe për famën, meshkujt dhe marrëdhënien me mikeshat e saj, si Emma Stone, Adele etj.

Në këtë intervistë, aktorja fituese e çmimit “Oscar” shprehet se, shpesh ndjen që mediat i kushtojnë më shumë vëmendje seç duhet, duke bërë që edhe gjërat më të vogla që ajo bën të kthehen në lajm.

Advertisement

“E vetmja gjë që dua të bëj është të promovoj filmat e mi, por e gjej veten në qendër të vëmendjes edhe për gjërat më të vogla, si një postim në Twitter, që kthehet në shprehje. Nuk mendoj se jam e keqkuptuar nga publiku, mendoj se më kushtohet më shumë vëmendje seç duhet”, shprehet 25-vjeçarja.

Sa i përket miqësisë me emra të njohur si Adele, Emma Stone, e Amy Schumer, ylli i filmave “Hunger Games”, thotë se i konsideron mikeshat e saj sepse janë të dashura dhe të thjeshta.

Duke komentuar jetën e saj sentimentale, Lawrence rrëfen se nuk takon shumë meshkuj me të cilët dëshiron të ketë diçka më shumë se miqësi dhe se ndodh rrallë që të takojë dikë tërheqës.